Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot (12 maj) masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë, e cila të premten kërkoi masën e sigurisë burg pa afat.

"Caktimin e masës së sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Gjykates.

Sipas vendimit të Gjykatës urdhërohet që shtetasi nën hetim Saimir Tahiri të mos largohet nga banesa e tij.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Liljana Bako dhe burime për Ora News thanë se shkak i ndryshimit të masës nga gjykata ka qenë mungesa e rrezikshmërisë shoqërore.

Masa ndaj ish-ministrit mësohet u ekzekutua gjatë orëve të mbrëmjes në banesën e Tahirit në prani edhe të avokatit të tij.

Avokati: Vendimi për Tahirin do ta apelojmë

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur arrest shtëpie për ish-ministrin Saimir Tahiri do të apelohet.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia i kontaktuar nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi tha se ky vendim do të apelohet pasi nuk ka asnjë provë të re.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-vendos-arrest-shtepie-saimir-tahirin