Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëpërmjet dy deputetëve dhe ish-ministrin teknik të Drejtësisë, Partia Demokratike vijoi edhe këtë të diel akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se Xhafaj pranoi publikisht javën e shkuar se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

Alibeaj: E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Ai renditi tre fakte që sipas tij, Xhafaj ka shkelur ligjin për të vëllain, duke mos verifikuar identitetin e tij të ri, për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri; për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Alibeaj: Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, fallsifikoi dokumentet zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore: Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit për trafik ndërkombëtar droge. Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që ,vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg as në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-te-tjera-akuza-xhafajn-si-e-ndihmoi-te-vellain-trafikant-droge-te-shpetuar