Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komuniteti LGBT me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, madje dhe të kritikëve, kanë zhvilluar Gay Pride kundër diskriminimit. Çështja që u ngrit këtë vit nga aktivistët e komunitetit është bullizmi në shkolla ndërsa thirrjet ishin për të pranuar njëri- tjetrin pa barriera gjinore. Pjesë e manifestimit ishte dhe ish-Ministri Ylli Manjani, i njohur për qëndrimit e tij kundër prezencës së LGBTI në shkolla.

Më shumë pjesëmarrje në Gay Pride të këtij vitit, madje prezentë ishin dhe ata që vazhdimishisht mbajnë qëndrim kritik.

Me mesazhe kurajuese për të pranuar orientimin seksual, shqetësimi që ngritën këtë vit aktivistët e komunitetit është bullizimi në shkolla.

Xheni Karaj: Stop bullizimit në shkolla,pasi është dhe tema që ne kemi trajtuar më shumë së fundmi. Le ti lëmë shqetësimet, sot është një ditë për të dhënë dashuri, për të marrë dashuri dhe për ti thënë jo urrejtjes.

Ambasadori Lu prej vitesh është aktiv në manifestime të tilla kundër homofobisë.

Por në pedalimin e këtij viti, krahas tij ishtë Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë.

Lu dhe Manjani janë atakuar në deklaratat publike në qëndrimet e tyre kundër aktiviteteve, siç ishte ai i prezencës në shkolla.

Manjani: Sot i jam përgjigjur ftesës së Ambasadorit Lu me të cilin ju e dini nuk kemi as miqësi, as armiqësi. Kam ardhur të respektoj një ditë anti-diskriminimit. Unë u qëndroj pikëpamjeve të mia, shkolla është institucion ku mësojnë të rinjtë, ku marrin dije. Të fokusohemi tek dijet jo çështjet e tjera. Ofertën time që kam bërë tek televizioni juaj kohë më parë, cilido ka nevojë për një këshillë apo shërbim ligjor që ka të bëjë me diskriminimin jam gati të ofroj shërbim falas, pa pagesë.

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake morën të gjitha masat për të bllokuar trafikun dhe për të garantuar mbarëvajtjen e manifestimit.

Nuk pati provokime, apo gjeste rebeluese nga kalimtarët e rastit.

por duket se jo të gjithë janë gati të jenë pjesë e manifestimit të orientimit seksual, ka ende pjesëmarrës në pride që mbulohen për tu mos u identifikuar.

Aktivistët e të drejtave të njeriut mendojnë se Shqipëria ka bërë hapa para në drejtim të komunitetit. Por, ka ende punë për të bërë.

Delina Fico: Padyshim kemi bërë hapa përpara, një manifestim si ky, 10 vite përpara do të ishte krejtësisht i paimagjinueshëm. Por ka ende shumë për të bërë.

Detyrë të rëndësishme ka dhe Komisionieri Kundër Diskriminimit.

Robert Gajda: Shqipëria është një problem me vendet e veta, nuk mund të themi që kemi eleminuar diskriminimin jo vetëm për komunitetin LGBTI por shumë komunitete të tjera, është një problem që i përket jo vetëm Shqipërisë por të gjitha vendeve. Edhe ato më të avancuara, më demokratike kanë problemet e tyre me diskriminimin.

Nga sheshi "Nënë Tereza", tek bulevardi "Zogu i Parë", Gay Pride u mbyll me mesazhe të aktiviteteve nga vendet e rajonit dhe koncert me Bojken Lakon në sheshin "Skëndërbej".
Për më shumë lexoni në:
ht...