Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me kalimin e viteve, një nga vështirësitë e botës emocionale të njeriut, është që ai nuk mund të komunikojë dhe artikulojë jetën që ka jetuar. Me personazhin e Gretes tek ?Presidentet?, tragjedi komike e autorit austriak Werner Schwab, Ermira Gjata, zbulon një pikë të fortë si aktore: aftësinë për të treguar.

Lojën në skenë ajo e ndjen si zbavitje po aq edhe si kërkesë jetike që krijon mundësi për t?u rraskapitur e për të harruar.

?Presidentet? e Werner Schwab në Teatrin Eksperimental vazhdon të shfaqet paralelisht me ?Natën ma? e Masha Normanit në Teatrin e Metropolit. Janë dy propozime krejt të ndryshme për publikun: autori evropian përballë autorit amerikan, dy filozofi teksti dhe vëniesh në skenë. Tek dramaturgjia e Schwab-es - një zbulim për publikun kurioz shqiptar - shikuesi nuk e identifikon lehtë veten, ndaj i duhet pak angazhim për të hyrë drejt asaj perspektive shpirti njerëzor dhe të shijojë ndjesinë se është vërtet diçka e mirë ajo që po sheh.

Ndërsa tek Norman ky identifikim është mëse i sigurtë, çka vë në dyshim dhe cilësinë e një komunikimi që konsumohet aty për aty.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/emisionet/arkapia/ermira-gjata-luaj-te-harruar