Ka një legjendë për humnerën poshtë shkëmbinjve të Kërrabës.
Aty ndodhet një liqen me ujë të smeraldë. Thonë se është vendi ku bisha ciklopi dha shpirt. Syri i tij i dha thellësinë dhe ngjyrën gropës, kurse zemra formën e saj
Quhet ?Syri i Cikllopit? ose siç i thonë ndryshe ?Gjurma e Ciklopit? mes Elbasanit dhe Tiranës në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen.
Një formacion ujor 20 metra i gjerë dhe 12 metra i thellë.
Një degë e Lumit Erzen, rrjedh në formën e një katarakti të vogël. Bashkë me formacionet e shkëmbinjve krijojnë një peizazh përrallor.
Është nga zbulimet e fundit të bëra nga aventurierët e natyrës.
Në këto ditë të ngrohta ka vizitorë të shumtë.
Nga Tirana, Elbasani, qytetet përreth. Por dhe shume turistë.
Për ta është aventurë dhe do sakrificë që të afron kënaqësi.
Por vendasit flasin me shqetësim. Ky banor thotë Syri i Ciklopit rrezikon të zhduket.
Inertet që vijnë nga Hidrocentralet më lart kanë përfunduar në gropën me ujit. Dikur ajo ishte 12 metra e thelle dhe për shkak të ndotjes ka shkuar dy tre metra. Çka ka bërë të humbasë ngjyrën e pazakontë.
Por njohuritë e fshatareve vizitoret nuk i dinë, dhe Syri i Ciklopit është kthyer në një destinacion për relaks dhe argëtim.
Përveç pamjes mahnitëse ai krijon mundësinë të notohet gjatë ditëve të nxehta të verës.
Por që ky vend t?i marrë vërtet vëmendjen e duhur i duhet mbrojtje nga shteti e nga njerëzit.
Tv Klan