Surprise Me!

Report TV - Greva për kontratatën dhe rimbursimet/ Farmacitë në Berat ulin qepenat

2018-05-15 5 Dailymotion

Farmacitë në qytete të ndryshme të vendit kanë mbyllur dyqanet e tyre sot në formë proteste ndaj politikave të qeverisë.

Në pamjet e mëposhtme shihen të mbyllura disa farmaci në Berat dhe Sarandë.

Faramcitë në Berat kanë mbyllur dyqanet në shenjë proteste në lidhje me kontratën e rimbursimit të barnave dhe do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 11 deri në 13.

Farmacistët kishin paralajmëruar dje në mbrëmje se kanë parashikuar që të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Farmacistët, nëpërmjet Urdhërit të tyre kishin bërë të ditur se do të dilnin protestë sot me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Farmacistët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Buy Now on CodeCanyon