Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar nga Cërriku duke komentuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që 'burgosi' në shtëpi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kreu i shtetit u shpreh se drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve të shtetit të së drejtës.

Mendoj se drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin te shteti i së drejtës.

Presidenti Ilir Meta
Gjykata vendosi ditën e shtunë masën 'arrest shtëpie' për Tahirin, ndërsa prokuroria kërkoi masën 'arrest me burg'. Ai akuzohet për ?Trafik të narkotikëve? në formën e ?Grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë? në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.

Deklaratat Presidenti Meta i bëri pasi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë. Meta vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar Batalionit partizan të Dumresë, ndërsa foli edhe për negociatat me BE.

Kënaqësi e veçantë të marr pjesë ne kete pervjetor jubilar dhe të vizitoj Cërrikun. Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizane që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare. Është momenti të përulemi me respekt para dëshmorëve të LANÇ. Sot jemi prane hapjes se negociatave me BE, kjo ka qene nje enderr e deshmoreve tane, e partizanëve tanë.