http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ngre dyshimë mbi vërtetësinë e përgjimit të bërë publik nga Partia Demokartike. Para mediave, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se nëse gjithçka pretendon opozita është e vërtetë, atëherë ajo është një provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe moralisht këtë të fundit.

?Por a është ky material një provë autentike, apo thjesht një inskenim i radhës, në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe Lulit, për të baltosur kë t?u dalë përpara, në orvatjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave, si dhe për të luftuar me baltë drejtësinë e re, prej të cilës kanë të drejtë të jenë të tmerruar?!?

Për zyrtarin e lartë socialist vërtetësinë e materialit të bërë publik nga demokratët, mund ta certifikojë vetëm Prokuroria dhe askush tjetër.

?Atëherë në zbatim të ligjit, disponuesit e këtij materiali hëpërhë të paprovuar si autentik, duhet menjëherë të shkojnë dh eta depozitojnë në Prokurori. Po ashtu, prokuroria nuk duhet ta lërë këtë çështje në vullnetin e akuzatorëve, por duhet të fillojë menjëherë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar meriton të dijë të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin dot në këtë vend përveç organeve të drejtësisë?

Në emër të mazhorancës Taulant Balla tha se e vërteta duhet zbardhur sa më parë, në mënyrë që ose të ndëshkohet i akuzuari, nëse gjendet fajtor, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjizorë të një shfaqjeje pa zë e pa figurë