Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka vijuar me investimet në krijimin e hapësirave publike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan mbylljen e punimeve në zonën e Don Boskor ndërsa vlerësuan transformimin që ka pësuar ky bllok banimi, përfshirë gjithë lagjen ?Don Bosko?.

Veliaj: Mjafton të kujtojmë si ishte kjo hapësirë, për të kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta bërë qytetin më të jetueshëm për qytetarët, e veçanërisht fëmijët. Mbaj mend kur kemi ardhur këtu në fillim, njerëzit na thoshin: Mos na i hiqni makinat. Këtu ishte gropë septike, por thoshin aman makinat! Pse ky është qyteti i ëndrrave tona? Jo, qyteti i ëndrrave tona është ky komunitet, ky transformim.

Fëmijët për kryebashkuakun janë qytetarët më të rëndësishëm të qytetit

Veliaj: A nuk na mësuan diçka fëmijët me historinë e mbjelljes së pemëve? Falë tyre mbollëm 122 mijë pemë sepse secili thoshte: dua të mbjell pemë për ditëlindje. Fëmijët po na mësojnë gjëra që ne të rriturit i kemi harruar, edhe për mënyrën se si e përdorim hapësirën publike. Sot në një qytet me 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë. A nuk e meritojnë ata 1/3 e hapësirës së qytetit? Kjo është arsyeja pse po ndërtojmë kënde lojërash në çdo lagje.

Sipas tij, investimet e kryera, por edhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë aty ku ka probleme, ka mundësuar që për të tretin vit radhazi në ?Don Bosko? të mos ketë më përmbytje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-perfundon-rikualifikimin-urban-te-bllokut-te-banimit-ne-don-bosko