Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë nesër në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë dhe të merret në pyetje.

Këtë herë ish minsitrit do i duhet të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek "Kodra e Diellit" për në sallën e gjyqit.

Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj"

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë "arrest shtëpie". Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën "arrest me burg" por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia por dhe prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin. Ndërkohë zhvillimet e fundit kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda por dhe policinë e shtetit. Drejtuesja e re e krimeve të Rënda zhvilloi mesditën e së hënës, (14 maj) një takim me shefin e sektorit të hetimit të krimit të Organizuar në Policinë e shtetit, Eduard Merkaj. Takimi zgjati rreth një orë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-neser-para-krimeve-te-renda-mesohet-emri-i-gjyqtares