Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori i humorit Behar Mera është nderuar me Titullin Nderi i Qarkut Dibër.

Mera u vlerësua për kontributin në fushën e artit dhe kulturës ku ka përçuar humorin e hollë dhe batutën therëse të dibranëve.

Për aktorin ky titull në vendlindje kishte një domethënie të veçantë.

Pjesë e vlerësimit u ndjenë edhe miqtë e kolegët e Merës, të cilët kanë ndarë me të duartrokitjet dhe vlerësimet e spektatorit brenda e jashtë Shqipërisë.

Behar Mera u ka dhënë jetë disa dhjetra personazheve në komendi ku më të famshmet janë interpretimet me aktoren tjetër Rita Lati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dibra-nderon-behar-meren-aktori-i-humorit-merr-titullin-nderi-i-qarkut