Surprise Me!

Ora News - Masa e sigurisë, Tahiri përballë Hajdarmataj tek Krimet e Rënda

2018-05-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe do të merret në pyetje. Gjyqtare e seancës eshte Liliana Baku.

Në sallë është i pranishëm vetë Tahiri. Ndërkohë përballë tij janë edhe dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj. Ky i fundit, u shkarkua vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i Prokurorise se Krimeve të Rënda.

Seanca ka vijuar pa pranine e kamerave, duke lejuar vetem pranine e gazetareve.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa u fut në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 10:30 tha se do të kërkojë shfuqizimin e vendimit që ka marrë gjykata në ngarkim të klientit të tij.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se brenda korrikut dosja pritet të çohet në gjykatë.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj".

Tahiri u shoqërua në gjykatë nga efektivë të policisë

Ish-Ministri i Brendshëm mbërriti në gjykatë me një makinë policie dhe u shoqërua në ambjentet e brendshme nga efektivët.

Edhe pse media e priste prej mëngjesit herët tek porta kryesore e banesës tek "Kodra e Diellit", Tahiri nuk u pa të dilte.

Nuk dihet nëse banesa ka dalje tjetër, apo Tahiri ka manovruar duke dalë herët nga shtëpia për të shmangur median.

Prokuroria thotë se ka prova të reja

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën "arrest me burg" por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore.

Edhe prokurorët do apelojnë vendimin

Prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

Ndërkohë zhvillimet e fundit kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda por dhe policinë e shtetit.

Drejtuesja e re e krimeve të Rënda zhvilloi mesditën e së hënës, (14 maj) një takim me shefin e sektorit të hetimit të krimit të Organizuar në Policinë e shtetit, Eduard Merkaj.

Takimi zgjati rreth një orë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-neser-para-krimeve-te-renda-mesohet-emri-i-gjyqtares

Buy Now on CodeCanyon