Në të gdhirë të ditës së sotme, rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur ?Kthesa e Verbasit", shtetasi Elton COBAJ 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi AGRON SHEHAJ , 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi MARSEL SHAMATAJ . 25 vjeç, banues në Patos. Ata kane qene ne nje lokal ne fshatin sheqisht Mjeti nga shpejtesia e madhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi kane dale nga rruga kryesore kane perfunduar ne nje kanal kullues

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.