Surprise Me!

Goditet grupi i falsifikatorëve, 20 mijë € për në SHBA, 41 arrestuar, 17 në Shqipëri, 2 policë

2018-05-15 6 Dailymotion

Janë arrestuar 41 persona, shqiptarë, grekë dhe kombësi të tjera dhe 2 policë. U zbuluan laboratorë për falsifikimin e vizave në Shqipëri dhe Greqi, po ashtu edhe para cash. Operacioni u zhvillua dje, ndërsa policia zbardhi detajet sot.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E POLICISË, PROKURORISË DHE SHÇBA:

Operacioni policor "272" - Arrestohen 17 shtetas, 1 në kërkim, mes tyre 2 punonjës policie. Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizuan me sukses operacionin e koduar ?272?.

Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, ?Trafikimi i narkotikëve" dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?:

1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

Buy Now on CodeCanyon