Surprise Me!

100 mijë mjete të pasiguruara - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në muajin qershor Policia Rrugore, Drejtoria e Shërbimit të Transportit në bashkëpunim dhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare do të nisin një aksion për të bllokuar qarkullimin e makinave të pasiguruara. Aksioni vjen në një moment kur shifra zyrtare e automjeteve të pasiguruara është në nivele shqetësuese në rreth 100 mijë të tilla.

Kreu i AMF Ervin Koci, tha se fillimisht janë evidentuar 6 mijë automjete që qarkullojnë pa siguracion, të cilat do të jenë në shënjestrën e policisë.

?Makinat e pasiguruara arrijnë në 19,5 % të totalit. Ne jemi në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit si dhe me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe kemi evidentuar 6 mijë prej tyre. Në muajin qershor do të nisim aksion për bllokimin e tyre?- shprehet Koci.

Informaliteti në tregun e sigurimeve është edhe një nga shkaqet, që kompanitë zvarrisin kompensimin e qytetarëve, në raste aksidentesh. Ky fakt ka bërë që të akumulohen borxhe të papaguara ndër vite nga Byroja e Sigurimeve, në shumën 1.7 miliard lekë, ndonëse kompanitë kanë nisur të paguajnë këto borxhe, tre prej tyre rezultojnë se nuk po e zbatojnë vendimin e AMF, por kjo e fundit nuk ka marrë masë për penalizmin e tyre.

Por kjo situatë për kreun e Komisionit duhet të marrë fund, pasi rëndon mbi konsumatorët.

Në tregun e sigurimeve operojnë 8 kompani. Por ndonëse tregu ndër vite ka shfaqur anomali të theksuara,  askush nuk është penalizuar, ndërsa viktima janë vetëm konsumatorët.

Buy Now on CodeCanyon