Surprise Me!

Bizneset krijojne borxh te ri ne tatime me vlere 85 mln USD

2018-05-15 7 Dailymotion

Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit borxhi në tatime është rritur me 85 milionë Dollarë. Një vit më parë, Drejtoria e Tatimeve uli me 35% stokun e tij, si pasojë e zbatimit të ligjit të faljes, por edhe sistemit të tij të bllokimit të llogarive të bizneseve.<br /><br />Një vit më parë, borxhi në tatime rezultonte 147 miliardë Dollarë, ndërsa vetëm nga efekti i ligjit të faljes ai u ul me 54.5 miliardë Lekë.<br /><br />Për Drejtorinë e Tatimeve borxhi është dinamik, pasi në disa raste rritja e tij mund të vijë edhe nga rivlerësimet që bëhen te biznesi për shkak të deklarimeve të gabuara dhe lëvizja e vlerës çdo muaj është normale. Në fund të 2017-ës, stoku i borxhit u rrit me rreth 50%, duke arritur në rreth 10% të prodhimit kombëtar.

Buy Now on CodeCanyon