Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Gent Strazimiri garantoi autenticitetin e audio përgjimit të Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Strazimiri deklaroi se audio përgjimi është bërë gjatë kësaj kohë që Fatmir Xhafaj është në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ilva Tare: Mund ta thoni kur është regjistruar videoja?

Gent Strazimiri: Është gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm në detyrë.

Ilva Tare: Ju prej sa kohësh e dispononit atë përgjim ?

Gent Strazimiri: Mjaftueshëm për ta parë dhe për të provuar autenticitetin e saj.

Ilva Tare: Pra e keni verifikuar, personazhet që janë përfshirë..

Gent Strazimiri: Gjithçka, ngelet vetëm prokuroria nuk ka verifikuar.

Ilva Tare: Ka marrë audion sot

Gent Strazimiri: Ka marrë audion, por nuk ka marrë dot të dënuarin me 7 vite burg për trafik droge.

Ilva Tare: Është kompetencë e Prokurorisë ta bëjë këtë?

Gent Strazimiri: Prokuroria dhe policia. Në momentin që ai është dënuar duhet të shkojnë dhe të merren me të. Ligji antimafia është i detyrueshëm për zbatim.

Ilva Tare: Si veprohet kur nuk ka një kërkesë nga pala italiane?

Gent Strazimiri: Çështja e ekstradimit është çështje tjetër. Ai është një shtetas i dënuar për disa krime që në legjislacionin shqiptar përfshihen në ligjin antimafia. Ai dhe të afërmit e tij duhet të futën në sitën e aseteve financiare për të parë nëse pasuritë që i kanë krijuar i kanë për shkak të veprimtarive mafioze apo jo. I gjithë ky proces është i kompromentuar për sa kohë detyrën për ta bërë këtë punë e ka vëllai i tij që është subjekt i ligjit antimafia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/strazimiri-audio-pergjimi-eshte-bere-gjate-kohes-qe-fatmir-xhafaj-eshte-minister