Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbështetës të PD-së po protestojnë para ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Edhe reperi i njohur Stresi dhe babai i tij, Sali Lusha i janë bashkuar opozitës në protestë e cila filloi me të shtyra dhe tension për disa minuta por më pas protesta vijoi qetësisht.

"Protesta parashikohet të zgjasë për dy orë. Nuk do të ketë fjalime politike. Kryesisht janë të rinjtë të FRPD-së që thërrasin me megafon dhe i bëjnë thirrje, Xhafajt të japë dorëheqjen. Nuk ka masa ekstreme të policisë. Disa ekfetivë të policisë qëndrojnë në pjesën përpara ministrisë. Protesta është e qetë dhe nuk ka konfrontime" informoi gazetari i Ora News, Everest Dedaj.

Mes pankartave ka dhe aty ku shkruhet: Arresto vëllanë tënd!

Reperi shqiptar dhe Sali Lusha njihen si mbështetës të flaktë të PD-së.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-proteston-para-ministrise-se-brendshme-kerkohet-doreheqja-e-xhafajt