Revolt Klan është një nga grupet muzikore shqiptare që i ka rezistuar kohës. Anëtarët e tij Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku u përballallën me njëri-tjetrin përmes gatimit. <br />Pollogati tregoi se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se sot kishte zgjedhur të përgatisë një supë me asparag dhe qepë.<br />Ndërkohë Shkurti kishte zgjedhur të përgatisë salmon me salcë spinaqi dhe sallatë me avokado. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtarit Febi Shkurti.
