Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu me 31 maj 2018 seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.

Ish-Kryeprokurori nuk është i pranishëm në seancë, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë, dhe përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj.

Seanca

Avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat. Se kishte komunikuar me Adriatik Lallën para dy- tre javësh, përmes bashkëshortes. Ndërsa komunikimi i drejtëpërdrejtë i fundit i avokatit me Adriatik Llallën kishte qenë edhe më herët.

Pasi trupa gjykuese u tërhoq për 30 minuta u vendos që seanca e shqyrtimit të shtyhet për t'i dhënë kohë subjektit rivlerësues të njihet me ankimimin.

"Të përsëritet njoftimi i ankimit për subjektin e rivlersimit" u shpreh kryetari i trupit gjykues Sokol Çomo.

Kolegji vendosi ta shtyjë zhvillimin e saj për në 31 maj, kohë të cilën mbrojtja të bëjë të mundur plotësimin e prokurës së përfaqësimit dhe të njoftojë klientin e tij për datën dhe ditën e seancës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/adriatik-llalla-ne-dore-te-kolegjit-te-posacem-te-apelimit