Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike protestoi për rreth një orë para ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e Famtir Xhafajt, pas audio përgjimit ku pretendohet se vëllai i tij bën pazare droge.

Protestuesit qëlluan me vezë drejt Minsitrisë së Brendshme.

Deputetë demokratë, nuk folën në protestë por Edi Paloka në një prononcim për mediat, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama.

Paloka: E pamë këtë shfaqje me Tahirin, kur Rama pothuajse me të njëjtat fjalë i doli në mbrojtje ministrit të tij, pupilit të tij. Merr në mbrojtje veten dhe asgjë më tepër. E kuptoni se çfarë ndodh në këtë vend. Një njeri që duhet të ishte arrestuar prej kohësh, deklaron se po shkon në Itali vetë, dhe pse sepse ky është shteti i Edi Ramës.

I pytur nëqoftëse Partia Demokratike ka fakte të tjera, Paloka dha këtë përgjigje.

Paloka: Ju thashë kjo histori sapo ka filluar dhe Rama do të pendohet për deklaratat që bëri sot.

Të rinjtë kishin peshën e protestës, ndërsa theksuan se nuk do të ndalen deri sa Xhafaj të largohet.

Këlliçi: Qytetarët do të vijojnë të protestojnë kundër një qeverie që ka hasur jo vetëm Shqipëria, por pa dyshim edhe Europa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-proteston-para-ministrise-se-brendshme-kerkohet-doreheqja-e-xhafajt