Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD reagoi pas deklaratës së Fatmir Xhafës. Në një dalje për mediat, nga selia blu, deputeti Enkelejd Aliebaj tha se Fatmir Xhafaj sot paralajmëroi Ramën se nëse ai largohet nga posti i ministrit të Brendshëm do të rrëzohet qeveria.

Deklaratë e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-xhafaj-paralajmeroi-ramen-se-largimi-i-tij-do-rrezoje-qeverine