Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkoi bashkë me Partinë Demokratike në parlament për të mbajtur fjalën e tij dhe më pas ta braktiste sallën e seancës. Në një situatë jonormale parlamentare, siç e cilësoi, kryetari i PD iu rikthye akuzave të vëllait të minsitrit Fatmir Xhafës duke akuzuar se policia me urdhër të minsitrit po kërcënon dëshmitarin X.

Lulzim Basha: Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin në hetim. Dje Agron Xhafaj u përcoll me ngut në Itali fshehtas dhe me urgjencë. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt

Prokuroria duhej të kishte nisur hetimin por policia ka marrë një tjetër urdhër në këto 72 orë.

Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të bandave Xhafaj dhe terrorin policor.

E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë terror policor, operacion të gjërë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X.

Nëse thonë se audiopërgjimi nuk është i vërtetë pse i janë vënë prapa dëshmitarit X?

Çfarë nguti kanë? Pse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave që po e terrorizojnë paralelisht me terrorin policior.

Mesa duket ekspertizën e audiopërgjimit kryeministri e ka bërë në Surrel.

Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X?

Nga e dinë ata kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar e manipuluar. Ua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe vëllai i vogël, sepse ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X, sepse gjithçka që është thënë në atë bisedë është e vërtetë, por shteti nuk vepron.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-sot-pasurite-e-familjes-xhafaj-duhej-te-ishin-ne-hetim