http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak para se të paraqitej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij, Albert Veliu ishte në ambientet e Partisë Demokratike.

Dëshmitari X shoqërohej me dy juristë në kafenenë e selisë, ndërsa në ambientet e partisë ai vëzhgohej dhe nga oficerë të operacionales.

Për fatin e dosjes Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës pritet t?i bashkojnë në një të vetme

Dosja e parë është hapur në organin e akuzës në kryeqytet pas padisë së bërë nga vetë Agron Xhafaj, ndërsa procedimi tjetër nisi kryesisht nga Krimet e Rënda për shkak të dëshmive që bënin fjalë për trafik droge.

Ende nuk ka një vendim se cilës Prokurori do i shkojë dosja, ndërsa Albert Veliu ka dhënë dëshmitë e tij në organet respektive.

Një ditë më parë, Albert Veliu, i njohur si dëshmitari X i Partisë Demokratike, u mor në pyetje nga Prokuroria ku i qëndroi të gjitha thënieve të tij në video dëshminë e bërë publike nga opozita.

Ai fajësoi sërish Agron Xahafjn si i përfshirë në trafikun e drogës dhe ka pohuar bisedën e bërë me të, e cila është përgjuar. Por Veliu ka mohuar ta ketë bërë ai regjistrimin.

Mësohet se pas verifikimit të thënieve të tij, Prokuroria do të vendosë nëse do të ngrejë akuzë ndaj tij apo do t?i ofrojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.