Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria sekuestron hotelin ?Kavaliero? në Bajzë të Malësisë së Madhe dhe mijëra metra katror tokë. Ndue Pepaj, pronari i 7 pasurive të paluajtshme që janë sekuestruar, ishte arrestuar vitin e kaluar, pasi ishte në krye të një rrjeti kriminal që trafikonte drogë.

Ky hotel luksoz (ne foto) në Bajzë të Malësisë së Madhe u sekuestrua nga prokuroria, pas hetimeve të përbashkëta me Task-Forcën e Policisë së Shtetit, ku u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkodrës.

Është vendosur sekuestroja preventive e 7 pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel?Kavaliero?, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Pepaj dhe familjarëve të tij.

Më 17 dhjetor 2017, autorietet malazeze, gjatë operacionit ?Trick?, arrestuan12 persona, përfshirë edhe Ndue Pepajn, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1.7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës.

Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale dhe më pas këto pasuri i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekustrohen-pronat-e-te-dyshuarit-si-trafikant-droge-drejt-malit-te-zi