Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vdekja e 27 vjeçarit Enea Ftoj në qelinë e paraburgimit të Komisariatit të Korcës indinjoi përfaqësuesit e pakicave në juglindje.

Ndaj lamtumirën për të riun e kthyen në një protestë.

Me pankarta në duar "Larg policisë raciste", "Duam drejtësi" e të tjera ata marshuan bashkë me trupin e pajetë deri para komisariatit të Korcës.

Familjarët dhe të afërmit akuzuan policinë për dhunë ndaj të riut, që ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për disa vjedhje.

Ndaj kërkojnë që përgjegjësit të përballen me ligjin.

I riu ishte mbajtur për tre ditë në komisariatin e Korcë dhe të enjten duhet të dilte para gjykatës, por në fakt përfundoi në morg, për arsye që zyrtarisht janë nën hetim nga prokuroria e juglindjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/larg-policise-raciste-percillet-ne-banesen-e-fundit-i-riu-nga-korca