Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka në takimin me mbështetësit në Durrës paralajmëron zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri.

Sipas tij janë denoncimet për trafikun e lëndëve narkotike, tensionet e krijuara me ministrin e brendshëm dhe ish ministrin, protestat si ajo e rrugës së kombit dhe teatri kombëtar që të çojnë në këtë konkluzion.

Agrin Duka:"Shqipëria nëse përgojohet, përgojohet pikërisht për trafikimin e lëndëve narkotike dhe nuk është faji i opozitës që i vë në pah këto dhe të pengoka proceset integruese, por është faji jot që vazhdon të njëjtën histori. Gjatë gjithë kohës ke qenë i akuzuar, jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por edhe nga opinioni i jashtëm për drogën dhe nga ana tjetër vazhdon të kesh po të njëjtën lidhje."

Duke u ndalur tek objektivat e PAA , Duka tha se forca që ai drejton synon të perfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak.

Agron Duka: "Duhet të pretendojmë që të kemi të paktën, mesatarisht, nga dy përfaqësues për këshillat bashkiakë. Por, Durrësi, duke qenë se ne mendojmë se aty janë rrënjët e PAA-së, duhet ta tejkalojë këtë parashikim, duhet të synojë edhe tre anëtarë për këshillat bashkiakë, është shumë shumë e rëndësishme."

Duka shton se pritshmëritë për Durrësin i ka më të larta. Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simptozanyëve që ti bashkohen protestet së opozites e cila është paralajmeruar se do te mbahet me date 26.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/paa-pergatitet-edhe-zgjedhje-te-parakohshme