Shpërthen valvula e sigurisë së impiantit të gazit në një pikë karburanti në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë mbushjes së një bombule gazi.

Patrulla e Policisë ka njoftuar zjarrfikësen, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Është dëmtuar punëtori i karburantit, ai ka plagë në fytyrë dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të bombulës së gazit.