Surprise Me!

Ora News - Fëmijët jetimë për një ditë ulen në karrigen e deputetit

2018-05-19 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të ditës kombëtare të jetimëve në parlamentin e Shqipërisë u mbajt një seancë e veçantë, ku 200 fëmijë jetimë dhanë disa mesazhe për politikën. Nënkryetrja e Kuvendit, Vasilika Hysi, pranoi se duhet të punohet më shumë në kuadër të të drejtave të fëmijëve.Ndërsa Kryegjyshi Botëror apeloi për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve jetimë.

200 fëmijë jetimë u ulën në karriget e deputetëve në parlamentin shqiptar nga ku dhanë disa mesazhe të forta. Ata bën apel për më shumë mbështetje nga qeveria.

"E vetmja gjë që kërkoj nga qeveria e vendit tim është që të më ndihmojë në formimin tim, duke kuptuar dhe përkrahur dhimbjen time. Ndihmesa më e madhe për mua do të ishte që ne si fëmijë jetimë të kemi mundësi dhe përkrahje për fillimin e një shkollimi si të gjithë".

"Bëni punë, mos bëni llafe. Ulni kokën dhe punoni që ne fëmijëve jetimë të na ndihmoni".

Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi, pranoi se ka ende punë për të përmirësuar jetesën e fëmijëve jetimë ndërsa përmendi disa ligje që janë hartuar në favor të tyre.

Vasilika Hysi: Folët me një çiltërsi, me zemër dhe e shpirt. Na dhatë shumë shuplaka, një pjesë të mirë të tyre e meritojmë të gjithë ne.

Në seancën e veçantë të parlamentit shqiptar me fëmijët jetimë mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj.

Më shumë kujdes për këta fëmijë kërkoi edhe drejtori i Institutit për Integrimin e fëmijëve jetimë.

Ilir Çumani: Një kujdes më të madh ndaj jush, duke treguar shoqëria një vëmendje më të madhe, institucionet po e po, por edhe ata që merren me ju në jetën e përditshme.

Dita Kombëtare e Fëmijëve jetimë është 21 maji dhe shërben si një ditë sensibilizimi për problemet me të cilat haset kjo kategori.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/femijet-jetime-nje-dite-ulen-ne-karrigen-e-deputetit

Buy Now on CodeCanyon