Surprise Me!

Jo vetem mode/ Shqiptari nga Lezha surprizon miliarderët botëror (19.05.2018)

2018-05-19 1 Dailymotion

Në panoramën magjepsëse të riverës franceze, resorti luksoz Cap Roc mikpriti për të 25 vit rradhazi, të ftuarit VIP të eventit më glamuroz të bamirësisë në botë.

Ndër 12 ditët e festivalit të Kanës, AmFAR Gala, na befason gjithnjë me paraqitjet super elegante të yjeve në tapetin e kuq.

Aktorja Kristen Stewart, supermodelet Irina Shayk, Heidi Klum, Alessandra Ambrosio apo Adriana Lima, ishin vetëm disa prej pjesëmarrësve që çmendën dhjetra fotografë nga e gjithë bota.

Dhe sigurisht, Bleona Qereti. Shqiptarja e skandaleve në tapetin e kuq, nuk mungoi as këtë herë në mbrëmjen-ankand. Me një fustan të tejdukshëm ngjyrë floriri, 38-vjeçarja as ketë rradhë nuk la vend për të imagjinuar...

Siç mund ta dini, Bleona nuk është e vetmja shqiptare që bën namin në media, sapo del në një tapet të kuq të huaj. Vitet e kaluara, në AmFar-in e Cannës janë parë dhe Angela Martini dhe Aurela Hoxha.

Por, përpos rrezëllitjes së fustaneve dhe stolive, shkëlqimi i vërtetë i personazheve, matet me donacionet që kryejnë për luftën kundër AIDS-it.

Akti i parë i bamirësisë është blerja e biletës, që nis nga 15 mijë euro për kategorinë e mbështetësve të kauzës, në 30 mijë euro për të shënuar emrin në listën e ?padronëve? të mbrëmjes.

Më të privilegjuar janë kategoria e bamirësve, 115 mijë euro, të cilëve u rezervohet një tavolinë dyshe. Shifrat variojnë deri në 570 mijë euro për të rezervuar një tavolinë prej 12 personash, privilegj që vjen bashkë me detyrat si organizator.

Këtë vit, mes organizatorëve ishin disa nga ikonat e artit dhe të modës, që nga super modelja Lara Stone, aktorja e Hollywood-it Aishwarya Rai, e pamposhtura e filmave aksion Milla Jovovic, apo drejtuesja e perandorisë Versace, Donatella.

E megjithatë, niveli më i lartë i bamirësisë në AmFAR Gala i takoi fituesve në 11 ankandet për 11 objekte apo vepra të rralla. Biznesmenë e filantropë, e hapën ?thesin? e parave për makina luksoze si McLaren 570 S Spider, apo vepra arti siç ishte portreti që aktori Pierce Brosnan, i kishte projektuar legjendës së muzikës country, Bob Dylan. Oferta fituese? 1,2 milion euro!

Një prej relikeve më të përfolura të ankandit ishte edhe koleksioni i peliçeve të aktores më vanitoze në historinë e Hollywood-it, Elizabeth Taylor. U shit për 425 mijë euro!

Mes 11 blerësve të shfrenuar, besojeni ose jo, por ai që surprizoi jo vetëm miliarderët botëror, qe një i ri nga Lezha. Roland Lekaj, i njohur për pozat joshëse si model në revistat aziatike, ofroi shifrën më të lartë për koleksionin e përbërë nga 31 fustane të Carine Rotfield. Për 1.6 milion euro, Roland Lekaj mori bonus dhe nga një puthje nga super modelet e momentit.

??dhe gruaja krijoi gjithcka?, ishte titulli i sfilatës speciale, ku parakaluan modelet më të paguara të momentit. Një tribut për lëvizjen ?MeToo?, që përpiqet t?i japë forcë zërit të grave të abuzuara.

Por, nese pyesni veten se ç?do të bëjë Rolandi me 31 fustanet, mos u shqetesoni! Modeli shqiptar është prej vitesh i martuar me sipërmarrësen kineze...

Buy Now on CodeCanyon