Rrëzohen 2 turistë te ?Shpella e Pëllumbasit?
Njëri shpëtohet, tjetri ende në kërkim
Dy turistë kanë rënë nga lartësia te ?Shpella e Pëllumbasit? në Malin e Dajtit, këtë të shtunë.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës. Dy personat ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptarë.
Njërin prej tyre, 20-vjeçarin me iniciale Xh.S. dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.
Polumbarët e RENEA-s do të rinisin kërkimet mëngjesin e së dielës në grykën e lumit Erzen.
Ndërsa turisti tjetër mbeti për disa orë i bllokuar në një grykë kanioni derisa u shpëtua nga forcat RENEA.
Pas shoqërimit të tij në spital ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Këto janë pamjet e operacionit të shpëtimit të policisë.
/tvklan.al