Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata drejtues automjetesh të cilët në 5 vitet e fundit nuk kanë kryer asnjë aksident do të paguajnë më pak lekë për sigurimin e detyrueshëm. Drafti që është përgatitur nga Autoriteti Ii Mbikëqyrjes Financiare ndodhet tashmë në zyrat e ministrisë së financave dhe ekonomisë. Drafti sjell për herë të parë sistemin Bonus -Malus dhe në bazë të historikut të aksidenteve përllogaritet edhe sigurimi i detyrueshëm i automjetit.

"Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të siguruarve Certifikatën e historikut të dëmeve të 5 viteve të fundit, sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes të përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti", thuhet në draft.

Por çfarë do të thotë sistem Bonus Malus. Një sistem i tillë quhet ai sistem i cili zbatohet për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

Aktualisht ky sistem nuk ekziston dhe drejtuesit e mjeteve paguajnë të gjithë njëlloj. Një tjetër ndryshim në draft është edhe forcimi i penaliteteve për ata qytetarë që nuk kanë bërë sigurimin e detyrueshëm nga gjobë që varion nga 10-40 mijë lekë në sekuestro të makinës deri në momentin e pagesës së sigurimit.

Ndërkohë duke marë shkas nga ankesat e qytetarëve për zvarritje të shlyerjes së dëmeve Amf ka parashikuar që kompanitë e sigurimit të paguajnë dëmin brenda 14 ditëve nga paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim nëse dëmi është rreth 100 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestro-te-automjetit-nese-nuk-jane-paguar-siguracionet