Çdo shkallë të ngjitur në karrierën e tij dhe çdo ndryshim në jetën personale, Robert Radoja e ka fiksuar në fotografi.

Sheh 5 dekada angazhim si kompozitor, pianist, mësimdhënës, koncert-maestër, organizator festivalesh e konkursesh. Si në pak raste për ti thënë faleminderit për kontributin në muzikën klasike, të lehtë dhe popullore, ish nxënës dhe bashkëpunëtorë të tij sollën më të mirën e krijimtarisë së artistit që përkon edhe me datëlindjen e 80-të Robert Radojës.

Ishte e papritur ardhja dhe dirigjimi i koncertit nga napolitani Leonardo Quadrini, njeriu që i realizoi ëndrrën Robert Radojës, të vizitonte muzeun e Pyotr Tchaikovsky në Rusi. Duke qenë se ishte shqiptari i parë që e vizitonte, drejtuesit e lejuan të luante disa nota në pianon e kompozitorit të jashtëzakonshëm.

Përtej angazhimeve të tij që tani janë më të reduktuara, si artist e shqetësojnë veprat e pa-luajtura të kolegëve të tij dhe konkurset, si ai i fundit i hapur nga Ministria e Kulturës për kompozimin e një opere, baleti dhe muzikali.

I nderuar që në Shqipëri pati një spektakël ekskluzivisht për muzikën klasike.

E ardhmja? Tryeza e tij e punës është gjithnjë plot.

Tv Klan