Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në hyrje të Fushë Krujës. Një motor me targa greke ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit.<br /><br />Report Tv mëson se ka marrë plagë të rënda shtetasi Eljon Barushi, 29 vjeç, banues në Krujë. I aksidentuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
