Surprise Me!

Trafiku i kanabisit, makinat e policise dhe te trafikanteve bien ne lume gjatë ndjekjes

2018-05-21 1 Dailymotion

Një operacion antidrogë në Sarandë për pak sa nuk ka përfunduar në viktima. Në pamjet filmike të siguruara së fundmi nga Tvklan.al, duket ndjekja "si nëpër filma" që policia u bën trafikantëve të hashashit dhe momenti kur të dyja palët rrezikojnë jetën pasi përfundojnë në lumë, ngjarje e ndodhur më 12 Mars.

Dy të rinjtë nga Tepelena që po transportonin kanabis në drejtim të Sarandës, janë batuar kur në "Qafë të Muzinës" janë përballur me një postobllok policor të ngritur nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve.

Me një makinë tip BMW që i jepte mundësinë për të provuar largimin, Luan Merkohasani 33 vjeç shofer ka shtuar gazin dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë që i është vënë menjëherë në ndjekje.

Për rreth një orë nga Qafa e Muzinës deri në fshatin Vergo të Delvinës distancë prej 33 kilometrash trafikantët nuk i janë bindur sinjalizimeve zanore të policisë dhe ndjekjes dhe kanë tentuar t'i shpëtojnë duke u futur në një rrugë të pashtruar në fshatin Vergo .

Pranë një lavatriçe zhavorri si pasojë e shpejtësisë së madhe, rrugës së pashtruar dhe një ure me kënd të kthesës shumë të ngushtë kanë rënë në lumin e Kalasë, njëra pas tjetrës dy makinat ajo e trafikantëve me targë AA676 OU ngjyrë e zezë dhe ajo e policisë tip Benz ngjyrë gri me targë Policia 0561.

Autori kryesor që ishte dhe drejtues i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe t'i shpëtojë ndjekjes policore ndërsa shoku i tij, 16-vjeçari Andi. O është kapur disa metra larg vendngjarjes në përpjekje për t'iu fshehur policisë. Siç raportohet, efektivët e policisë  dhe i arrestuari u lënduan lehtë. Në makinën e trafikantëve policia gjeti 6 kg drogë kanabis sativa. Një muaj më vonë Luan Merkohasani u vetëdorëzua në polici duke pranuar fajësinë dhe duke shfajësuar shokun e tij Andi O.

33-vjeçari nga Tepelena rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal. Në Prill të vitit 2012 ai u arrestua pasi u akuzua se kishte përdhunuar një 13-vjeçare nga Tirana.

Policia e Sarandës gjatë 4 muajve të fundit ka rritur forcën goditëse ndaj trafikimit të lëndëve narkotike duke zënë në befasi trafikantët  të cilët siç raportohet e sjellin ka kanabisin nga Tepelena me qëllim depozitimin në Sarandë, Vlorë dhe Delvinë me qëllim trafikimi drejt Italisë.

Buy Now on CodeCanyon