Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi kanë mbërritur në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Deputeti Salianji mbante një letër ku shkruhej "Unë nuk jam Ervin Salianji".

Ndërkohë Prokuroria ka thirrur edhe gazetarin Jetmir Olldashi, pasi kërkon edhe pajisjen që realizoi audio përgjimin.

Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.

Të martën, (15 maj) oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Vetë Agron Xhafaj, në një letër të hapur për publikun, bëri të ditur se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio-përgjimi eshte fals për të shantazhuar ate dhe vellain e tij, Fatmir Xhafaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zyrtaret-e-pd-se-sot-ne-prokurori-audio-pergjimin-e-agron-xhafajt