Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Ervin Salianji pasi doli nga Prokuroria tha se ka një tjetër audio përgjimi, të cilin PD e disponon dhe tregon lidhet e Agron Xhafës me trafikun e drogës.

Salianji: Për të gjitha deklarimet që kemi thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimit, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn bëjnë trafik kanabis.

Në përgjimin që unë kam parë dhe disponohen nga ana e PD që ka ardhur nga gazetari Jetimir Olldashi shihet zëri i gazetarit Olldashi, bashkëpunëtorit X Albert Veliu dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor dhe zari i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për "10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/salianji-ka-te-tjera-pergjime-ku-implikohen-vellezerit-xhafaj