Pas Komisionit të Ligjeve, debatet e forta kanë përfshirë edhe Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.

Noka përmendi dhe protestën e paralajmëruar nga opozita të shtunën, më 26 maj, duke thënë se nëse ministri Xhafaj nuk është larguar, opozita do ta largojë atë bashkë me kryeministrin, por Erjon braçe i kujtoi deputetit të PD vitin 1996, kur pushteti u 'rrëmbye' me dhunë.

Deputeti i PD e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t?iu hedhur hi syve njerëzve.

Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t?u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin

Flamur Noka, deputeti i PD
Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996.

Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin.

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë
Braçe është përplasur dhe me kreun e grupit të PD, Edmond Spaho, i cili ju kërkoi socialistëve të reflektonin lidhur me akuzat ndaj Xhafajt. Deputeti i PS iu përgjigj Spahos se janë kthyer në komunizëm.

A e kuptoni në çfarë gjendjeje jeni futur, në çfarë rruge pa krye, dhe duhet të reflektoni se është në interes të publikut.

Edmond Spaho, deputet i PD
Brace: Po boll mo burrë boll, se e keni kthyer komunizëm e shkuar komunizmit.

Erjon Braçe, deputet i PS
Pas debateve të forta, ku deputetët e PD vijuan me akuzat e forta ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, opozita ka braktisur Komisionin e Ekonomisë.