Surprise Me!

Edhe sektori i bimeve mjekesore kerkon masa per kursin e këmbimit

2018-05-21 0 Dailymotion

Pas kërkesave të industrisë së fasonëve për ndërhyrje në treg nga ana e autoriteteve në mënyrë që të frenohet rënia e monedhës Euro, një tjetër kërkesë vjen nga sektori i bimëve medicinale. Presidenti i shoqatës së eksportuesve kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në një thirrje drejtuar qeverisë.<br /><br />Filip Gjoka thotë se ndikimi te sektori i bimëve aromatike - medicinale do të jetë në uljen e fitimeve të kësaj industrie prodhuesish dhe në shkurtimin e vendeve të punës, masë e cila do të japë efekte të drejtpërdrejta në këtë sektor dhe në ekonomi.<br /><br />Shoqata kërkon një tryezë të përbashkët me aktorë të qeverisë dhe Bankës Qëndrore në mënyrë që të sqarojë situatën për dobësimin si të Euros edhe të Dollarit. Sektori i bimëve medicinale eksporton çdo vit rreth 40 milionë Euro mallra dhe ka rreth 90 mijë të punësuar.

Buy Now on CodeCanyon