Shqipëria po përdoret nga kladestinët nga Lindja e Mesme, si trampolinë për të shkuar drejt Evropës. Në 4 muajt e fundit më shumë se 500 kladestinë kanë kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi, ose kanë kërkuar azil në vendin tonë.

Por azili është vetëm një nga manyrët se si klandestinët ikin drejt vendeve të BE-së, pasi sapo streohen në qëndrën e azilantëve, ata më pas e braktisin atë, duke u larguar drejt Malit të Zi, Maqedonisë ose Kosovës.

Burime nga Policia Kufitare thanë se janë më shumë se 150 klandestinë që janë zbuluar se kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale në 2 muajt e fundit dhe sapo janë ndaluar, ata kanë kërkuar azil politik.

Ndërkohë duke iu referuar të dhënave të tjera, Policia Kufitare bën me dije se numri i klandestinëve që arrijnë të ikin drejt vendeve të Ballaknit është më i madh, duke përdorur kufirin e gjelbër shqiptar. Destinacioni i klandestinëve që vijnë nga Lindja e Mesme është Belgjika, Gjermania, Franca si dhe disa vende të tjera të Evropës.