Surprise Me!

Ora News - Dekriminalizimi i avokatëve shkakton debat tek "Ligjet"

2018-05-21 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqyrtimi i projekligjit për profesionin e avokatëve hasi në debate mes relatorëve dhe përfaqësuesve të Dhomës së Avokatisë. Deputetët socialistë kërkuan më tepër sqarime për nenin që përcakton rrethanat që kanë ngjashmëri me ligjin e dekriminalizimit të deputetëve, që është ende në fuqi.

Dekriminalizimi do të përfshijë edhe profesionin e avokatëve. Kjo është një nga përcaktimet që sjell projektligji i ri, që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë diskutimit, deputetët kërkuan shpjegime nga Maksim Haxhia, kryetari i Dhomës së Avokatisë, se cilat janë rrethanat ndaluese kur një avokat nuk duhet ta ushtrojnë këtë profesion.

Përpos të tjerave, në disa pika të nenit 11, përcaktohet se një avokat nuk e fiton titullin nëse është dënuar me vendim të formës së prerë, nëse është dënuar për një vepër penale me dashje apo me pakujdesi dhe nuk është reahabilituar.

Kjo pikë shkaktoi debat mes relatorëve Ermonela Felaj dhe Alket Hysenit me kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dekriminalizimi-i-avokateve-shkakton-debat-tek-ligjet

Buy Now on CodeCanyon