Surprise Me!

Ora News - Vlorë, makina përplaset me motoçikletën, shoferët të dehur dhe pa patentë

2018-05-22 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një motocikletë u përplas me një makinë dhe si pasojë dy shoferët mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi dy drejtuesit, pasi shkelën rregullat e qarkullimit. Në pranga u vu Gerald.I., 21 vjeç dhe Oltjon.Gj., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

"Shtetasit e mësipërm, duke drejtuar mjetet e tyre, përkatësisht shtetasi Gerald.I., ciklomotorrin ?Piaggio?, dhe shtetasi Oltjon.Gj., automjetin tip ''Benz'', në vendin e quajtur pranë poliklinikës, janë aksidentuar me njëri-tjetrin, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera prej specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shtetasi Gerald.I., drejtonte ciklomotorin i papajisur me leje drejtimi përkatëse, kurse Oltjon.Gj., drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike", sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt'', parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-makina-perplaset-me-motocikleten-shoferet-te-dehur-dhe-papatente

Buy Now on CodeCanyon