Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një orë stuhi e pazakontë breshëri shkatërroi kulturat bujqësore, vreshtat dhe pemët frutore në Kukur të Gramshit. Banorët e zonës thonë se breshëri kishte madhësinë e një arre, dhe një fenomen të tillë nuk e mbanin mend, as më të moshuarit. Ata kërkojnë evidentim dhe kompensim të dëmeve.

Një stuhi e pazakontë breshëri pranveror që zgjati për rreth një orë dëmtoi prodhimet bujqësore, vreshat dhe pemët frutore në Gramsh.

Epiqendra ishte në fshatrat e njësisë Administrative Kukur, ku dëmet janë të mëdha.

Siç tregojnë këto pamje të regjistruara të hënën por dhe dëshmitë e banorëve, breshëri kishte madhësinë e një kokrre arre.

Banorët thonë se ky fenomen nuk mbahej mend në këto anë.

Kulturat bujqësore, por edhe vreshtat dhe drurët frutorë janë dëmtuar plotësisht.

Kokrat e mbetura në pemë numërohen me gishta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bresheri-sa-nje-arre-shkaterron-bujqesine-ne-kukur-te-gramshit