Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në qytetin e Vlorës lidhur me çështjen ?Xhafaj?.

Në qytetin bregdetar, sipas audiopërgjimit, janë bërë bisedat e pretenduara mes Albert Veliut e Agron Xhafajt.

Gjithashtu po në Vlorë, gazetari dhe Veliu kanë takuar disa persona, të cilëve u kanë kërkuar të blejnë kanabis.

Në bazë të këtyre të dhënave, dy oficerë të Krimeve kanë qenë në Vlorë, në përpjekje për të identifikuar personat e përmendur në audio-përgjim dhe dëshmi, me qëllim për t?i marrë në pyetje, pasi deponimet e tyre konsiderohen të rëndësishme për hetimin.