Surprise Me!

Bie kerkesa per pune ne “shtet”, me shume aplikime ne privat

2018-05-23 1 Dailymotion

Kërkesa për të gjetur një punë në administratën publike është ulur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Sipas të dhënave të Departamentit të Adminsitartës Publike, numri i aplikantëve që duan një punë me statusin e nëpunësit civil apo niveleve drejtuese është dy herë më i ulët në fund të 2017-s krahasuar me vitin 2015.

Dy vite më parë kanë qenë 20 mijë persona që kanë aplikuar pranë këtij departamenti për të marrë një pozicion pune, ndërsa në 2017-n numri i tyre është 8600, ulje drastike e cila lidhet edhe me rënien e vendeve të shpallura.

Brikena Nallbani është nëndrejtore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ajo thotë se tendenca për të kërkuar një punë në ?shtet? ka rënë ndjeshëm nga viti në vit.

Disa nga arsyet që ajo numëron është edhe rikthimi i rregullit në administratë, e cila nuk vlerësohet më si një punë e lehtë, ndërsa sektori privat konkurron më shumë me pagat dhe pozicione për persona që kanë arsim profesional.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit pranon se ka edhe raste ku shumë punonjës vendosin të largohen vetë nga administrata publike dhe të kërkojnë punësimin në sektorin privat. Aktualisht ka 85 mijë punëkërkues në zyrat e punësimit, ndërsa para dy vitesh ky numër ishte 150 mijë.

Buy Now on CodeCanyon