Paqëndrueshmëria e motit do të sjellë reshje shiu, por edhe temperatura të larta. Në një intervistë për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon se e mërkura pasdite dhe dita e nesërme në paradite do të ketë reshje shiu.<br /><br />Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike.<br /><br />Meteorologu Metodi Marku
