Surprise Me!

Ora News - PD e LSI: Të shtunën revolta qytetare

2018-05-23 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Në protestë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Për drejtsi të vërtetë! Për Europën dhe vlerat e saj! Bashkë jemi më të fortë se kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin." Nuk mund të sakrifikojmë Shqipërinë dhe të ardhmen për vëllezërit Xhafaj dhe Habilaj"

Me këtë thirrje Partia Demokratike thërret qytetarët në protestën që është parashikuar të mbahet të shtunën e 26 majit. Ora News siguron posterat që kanë nisur të shpërndahen për të sensibilizuar qytetarët për tiu bashkuar kësaj proteste para kryeministrisë.

Në përgatitje të protestës e cila ka për qëllim largimin e Minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot paradite grupin parlamentar e më pas edhe krerët e degëve të Tiranës.

Burimet i thanë Ora News se Basha, ka porositur deputetët dhe zyrtarët demokratë që deri të shtunën të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët me qëllim një pjesëmarrje të madhe në protestë.

Ndërkohë, në seancën e të enjtes opozita do të jetë në kuvend, por do të qëndrojë vetëm për një qëndrim poltik të kryetarit Lulzim Basha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-26-majit-basha-mbledh-grupin-parlamentar

Buy Now on CodeCanyon