Surprise Me!

Ora News - Rama: Në protestën e së shtunës ata që nuk duan çeljen e negociatave

2018-05-24 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestën që do të jetë të shtunën para kryeministrisë për një Shqipëri "pa qeveri të krimit dhe drogës"

Nga foltorja e Kuvendit, përmes një transmetimi live në facebook, - pasi seanca ishte ndërprerë nga Gramoz Ruçi- kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri thirrje qytetarëve të bashkohen më 26 maj për "ta çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit, qeveria antieuropiane e ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa"

Basha tregoi një nga arsyet pse duhet protestuar: "Sot shteti ka rënë. Shkelet në mes të ditës ligji antimafia për të mbrojtur familjen mafioze Xhafaj. Prokuroria duhej të bllokonte pasaportën e Agron Xhafës

Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia sepse vëllai i tij është i dënuar si një pjesëtar i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Sa kohë që është shefi politik i Arta Markut dhe Donika Prelës ligji nuk ka fuqi mbi të, siç nuk ka fuqi për 4 vjet mbi Saimir Tahirin. Ligji ka fuqi vetëm për Dritan Zaganin dhe për të mbajtur kuksianët në burg. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan në Europë ku ministri i Brendshëm është subjekt i ligjit antimafia. Ai që ka detyrë të zbatojë këtë ligj është subjekt i këtij ligji. Ai është i vetmi rast në botë.

Pas fjalimit opozita u largua dhe seanca vijoi me deputetet e maxhorances lidhur me miratimin e gjetjeve të progres raportit të Komisionit Europian.

Në fjalën e tij Rama tha se protesta pengon çeljen e negociatave.

Edi Rama: Çfarë do mendoni për veten tuaj kur kjo që unë them të dali siç unë e them dhe kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju. Një tallje e madhe që synon destablizimin e vendit. Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë kur të mësoni se keni dalë në protestë njësoj sic shkohet në kinema për të parë një film dhe për të mbushur sallën e kinemasë, si do ju duket vetja?

Zgjedhja është e lirë dhe bën atë që do. Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e spitalit ka vdekur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-te-shtunen-basha-ta-clirojme-shqiperine-nga-qeveria-e-krimit

Buy Now on CodeCanyon