Surprise Me!

Basha: Të rrezojmë qeverinë e krimit e të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-24 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha ishte i pari deputet qe çeli seancën plenare duke denoncuar atë qe opozita e cilëson skandali Xhafaj.
?E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, sa kohë në atë karrige dhe në atë tjetrën që sot i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë, janë të ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama të cilët janë zbuluar si hartuesit dhe zbatuesit e një skenari kriminal i cili ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmri Xhafaj në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, një nga bosët e drogës në Shqipëri?
Ne perfundim te kohes se përcaktuar nga rregullorja, lideri i opozites nuk u larguar nga foltorja dhe per kete arsye seanca u bllokua.Me ndërprerjen e seancës plenare transmetimin e parlamentit siç do te enjte e mori ne dore opozita, e cila kete here kishte ardhur e përgatitur per cilesi me te larte te figurës dhe zërit.
Lideri i opozitës Basha numeroi te gjitha rastet qe tregojnë sipas tij se qeveria e mbështet krimin dhe eshte e lidhur me te dhe per kete arsye negociatat nuk do te hapen. Sipas Bashes edhe per integrimin qytetaret duhet ti bashkohen tubimit te 26 majit.
?Ju jeni tradhtarët e vërtetë të popullit që keni tradhtuar interesat e qytetarëve të thjeshtë për xhepat tuaja, për pasuritë tuaja duke u lidhur e duke u bërë njësh me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës, ndaj  ftoj të gjithë shqiptarët pa dallim; bashkohuni me qindra mijëra protestuesit ditën e shtunë?
Ndërkohe aleatja e PD, Monika Kryemadhi theksoi se te shtunën opozita do t?i bindet vullnetit te qytetareve.
Protesta është atje, ne udhëhiqemi nga qytetarët. Ne mund të jemi organizatorët, mund të jemi iniciatorët por ne tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë çfarë qytetarët kërkojnë në protestë ditën e shtunë.
Edhe kete te enjte opozita u largua nga parlamenti ne përfundim te fjales se liderit te opozitës pa u bere pjese e diskutimeve per ligjet e parashikuara ne rendin e ditës.

Buy Now on CodeCanyon