Surprise Me!

Bizneset ankohen per kontrolle tatimore pa plan

2018-05-24 1 Dailymotion

Vizitat fiskale që kryejnë inspektorët tatimorë në biznese kanë një përmirësim krahasuar me disa vite më parë, por sërish sipërmarrësit raportojnë kontrolle të befta. Raporti i Monitorimit i Forumit Kombëtar të Biznesit thotë se 70% e kontrolleve të tatimeve bëhen në bazë të riskut, por 30% e tyre janë jashtë planit duke shkelur kështu ligjin e procedurave tatimore. Problemet më të mëdha vërehen në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve.<br /><br />Në anketën e zhvilluar me Shoqatat e Biznesit, raporti thotë se problemet më të mëdha të tyre janë ndëshkimet nga inspektorët, të pabazuara në ligj apo pa patur prova.<br /><br />Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka ulur intensitetin e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve të taksave, ndërsa vlerësohet si një nismë pozitive heqja nga struktura e Drejtorisë së Tatimeve, Njësia e Apelit Tatimor.

Buy Now on CodeCanyon